QKMF Klinë dhe bashkia e Krumës zhvilluan ndeshjen e radhës miqësore

Qëndra Klinike e Mjekësisë Familjare në Klinë ka zhvilluar edhe një tjetër ndeshje miqësore me bashkinë e Krumës në Shqipëri, shkruan Gazeta inFokus.

Kësaj radhe mjekët klinas ishin mysafir te bashkia e Krumës.

Takimin e fituan hasjanët me rezultat 8-5.

Një tjetër ndeshje miqësore mes këtyre dy instutucioneve do të zhvillohet me 28 nëntor në Klinë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën inFokus drejtori i QKMF-së në Klinë, dr. Haxhi Ibishi.

Kjo ndeshje do të luhet për nder të festës së pavarësisë së Shqipërisë.