Volljaku pro ndryshimit, mirëpret ngrohtësisht Prof.Dr Lulzim Dragidellën

Kandidati ynë për kryetar të Komunës, Prof. Dr. Lulzim Dragidella, vizitoi Vulljakun, ku të pranishëm ishin edhe dy kandidatët për asamblenë komunale, Xhafer Berisha dhe Xhevdet Berisha, që vijnë nga po ky fshat.

Temë e takimit ishin problematikat e qytetarëve, me theks të veçantë bujqësia.
Ne e dimë që vështirësitë e qytetarit tonë klinas janë të shumta, por nuk janë të pazgjidhshme. Ato do t’i zgjidhim së bashku në qeverisjen tonë të ardhshme.

Pas 17 tetorit, fillon epokë e re për Klinën, pasi Komuna nuk do të konsiderohet më pronë e askujt, përveç pronë e qytetarit. Pas 17 tetorit, pushteti nuk do të jetë më privilegj për kryetarin, por do të jetë mjeti më i mirë i tij për t’i shërbyer qytetarit. Pas 17 tetorit do të ndryshojë gjithçka sepse ne Bashkë Qeverisim.

#BashkëQeverisim #PërKlinën ?
#ProfDrLulzimDragidella144
#XhevdetBerisha6
#XhaferBerisha17