Parku i Qytetit në Klinë, bëhet me kosh të basketbollit

Klubi i Basketbollit KB Dardanët në Klinë, përmes një postimi në FB kanë bërë të ditur se bashkë me kryetarin prof.dr.Zenun Elezaj dhe drejtorin Skender Merturi, sot vendosën koshin e Basketbollit në parkun e qytetit të financuar nga Happy sh.p.k
“Edhe kete here compania Happy sh.p.k me bashkpronar Alban Rraci, me kontributin e tij tregon qe eshte prane te rinjeve te Klines.

E falenderojm Alban Rracin companin Happy dhe e vlersojm shume ndihmen e dhene ne pergjithesi e me fokus te veqant ne sport.

Ne e vlersojm lart kur na perkrahin njerez si ju dhe me kenaqesi bashkepunojm me ju”, shkruhet në postim të KB Dardanët.