Grabitje nën kërcënimin e thikës në një pompë derivatesh në Pejë

Pompa e benzinës “Molika Gas” ka qenë cak i hajnave dje rreth orës 01:45,

Në këtë pikë të derivateve kanë hyrë dy persona të cilët me thikë dhe me sprejë kanë kanosur punëtorit e pompës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se hajnat kanë arritur të marrin nga punëtori rreth 160 euro.

Gashi po ashtu bëri të ditur se punëtori i pompës së derviateve ka marrë lëndime trupore, për çka edhe ka pranuar tretman mjekësor.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë edhe me “Molika Gas”, por numri i kësaj kompanie ka qenë i paqasshëm.