Zenun Elezaj pritet nga kryetari i Gjirokastrës, dakordohen për bashkëpunim

Bashkë me bashkëpunëtorë të komunës, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, sot ka vizituar Bashkinë e Gjirokastrës, ku janê pritur në një takim vëllazëror nga kryetari Flamur Golemi me bashkëpunëtorë, me të cilin kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve, projektet e përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit dhe shkëmbimet në fushat e artit dhe trashëgimisë kulturore.

“Po ashtu, kam takuar edhe prefektin e qarkut të Gjirokastrës, Odise Kote, ku kemi biseduar për tema të ndryshme kulturore, mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës, mjedisit, turizmit dhe në fusha të tjera.
Faleminderit për mikpritjen”, shkruan kryetari Elezaj në njoftim në rrjetin social FB.