Gjykata e Posaçme vendos sot për Sali Berishën

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) jep sot vendimin për Sali Berishën, për të cilin është kërkuar nga Gjykata e Posaçme SPAK një masë më e forte sigurie, ajo e arrestit.

Seanca e sotme në GJKKO mendohet se do të zgjasë, ndërsa do të mbahet me dyer të mbyllura.

Sali Berisha po hetohet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”. Në kërkesën drejtuar GJKKO, SPAK-u kërkon masë më të rëndë për Berishën.

Në seancën plenare të 21 dhjetorit, Kuvendi mes tensioneve votoi dhënien e autorizimit për SPAK./rtk/