Kërcënon dhëndëri: “Nale muzikën rrap tap” (FOTO)

Një mesazh të pazakontë ia ka përcjellë dhëndëri ditën e martesës, këngëtarit dhe organizatorëve të dasmës.

Sic shihet në një shkrim, të shënuar në një pecetë, ai ka porositur organizatorin që ti ulë të gjithë mysafirët nëpër vendet e tyre në momentin kur nusja fillon të kërcej, shkruan gazeta inFokus.

“Kur qohet nusja me ky mi ul musafort. Vec nusja me familjen tem”, shkruan ai në pecetë.

Në të kundërtën trego se do të marr masa tjera, shkruan gazeta inFokus.

“Kofshe (nëse) nuk ngojn ta baj nale muziken, e nal edhe e nal rrap tap”, shkruan ai në pecet./ Gazeta inFokus/