Klopp sqarohet për mosaktivizimin e Xherdan Shaqirit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Xherdan Shaqiri dhe Fabinho nuk kanë qenë në nivelin e tyre më të mirë këtë sezon.Shaqiri nuk arriti të marrë një vend titullari në formacionin e parë të Liverpoolit këtë sezon, ndërsa Fabinhos iu desh mjaft kohë për ta arritur këtë gjë.

Por, Kloppi beson se në krahasim me të tjerët, Shaqiri ka ende për të rikuperuar.

“Lojtarët si Fabinho dhe Xherdan Shaqiri janë pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës tonë. Por, ata nuk kanë qenë në nivelin më të lartë të tyre, por kanë bërë hapa të rëndësishëm për zhvillim”, ka shpjeguar Klopp.

Strategu gjerman i cili me Liverpoolin është afër për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve shton se rrugëtimi i asnjërit nga lojtarët nuk ka marrë fund.

“Rrugëtimi ende s’ka marrë fund, për askënd. Për këtë arsye ne besojmë se jemi vetëm në fillim dhe ka ende shumë shanse të mira për të dy”, përfundoi ai.

The Reds do të përballën në Wanda Metropolitano në Madrid, kundër Tottenhamit më 1 Qershor.

Xherdan Shaqiri është grumbulluar në përgatitjet për finalen kompeticionit më prestigjioz të futbollit në Evropë.