Kjo është lidhja familjare e Currit me Vjosa Osmanin

Sot në orët e para të mëngjesit, bosi i mistershëm i kazinove në Kosovës, Ismet Osmani i njohur ndryshe si ‘Curri’ është arrestuar nga Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Por, lidhjet e Currit në politikë janë të mëdha, thuhet se ai njihet me shumicën e liderëve të vendit. përfshirë këtu edhe të gjitha partitë kosovare.

Mirëpo, një lidhje të veçantë Curri e ka me deputetin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Gazeta Metro.

Vjosa dhe Ismeti kanë lidhje familjare mes vete mëson Metro, babai i Vjosa Osmanit e ka Currin djalë të axhës, ose siç njihet ndryshe kushëri i parë.

Për çka u arrestua Curri?

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar arrestimet, duke thënë se të 7 personat e arrestuar sot po akuzohen për fajde.

Sipas informacioneve brenda policisë, ‘Curri’ në bashkëpunim me dy persona të tjerë i kanë dhënë para me fajde një biznesmeni nga Prishtina.

Problemi ka lindur kur biznesmeni e ka vonuar pagesat, e ‘Curri’ i ka marrë Osmani sipas burimeve ia ka marrë shtëpinë në qendër të Prishtinë../gazetametro.net