Kryeministri Kurti në Kuvend: Siguria, shëndetësia e arsimi, prioritete të buxhetit të vitit 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, tha se po e mbyllim vitin me një rritje ekonomike rreth 10% dhe me një rritje të të hyrave prej 33%, që janë rezultat i qeverisjes së mirë dhe besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.  

“Për herë të parë po e votojmë një buxhet, që është tërësisht i yni, që ka ndarje buxhetore për projekte të maturuara e me qëllime zhvillimore, që ngërthen në vete një plan të ringjalljes ekonomike që ndihmon ata që janë prekur më së shumti nga pandemia dhe fuqizon gratë e prodhimin vendor, një buxhet i cili sigurinë, shëndetësinë e arsimin i ka prioritete”, tha Kurti.

“Puna e mirë ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund të mandatit”, përfundoi fjalën e tij Kryeministri.

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi në parim buxhetin prej 2 miliardë e 748 milionë euro për vitin 2022.