Ali Ahmeti ftohet për intervistë nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale me seli në Hagë i ka bërë ftesë për intervistim liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Ahmeti.

“Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkojë”, tha Ahmeti për TV21.

Ahmeti është ftuar nga Specialja në rolin e dëshmitarit.

Kujtojmë se, Gjykata Speciale ditë më parë intervistoi për katër ditë me radhë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin lidhur me krimet e luftës së fundit në Kosovë. Nuk dihet nëse edhe ftesa e Ahmetit ka të bëj me intervistimin ose jo të Thaçit./