Ministri i Mbrojtjes i Qipros: Mbështesim Serbinë kur është fjala për Kosovën

Ministri qipriot i Mbrojtjes, Haralambos Petridis  ka thënë se vendi i tij nuk e ndryshon qëndrimin sa i përket çështjes së monsjohjes së Kosovës.

Ai në një intervistë për televizionin publik serb theksoi se qëndrimi I Qipros rreth Kosovës është i hapur.

“Mendoj se qëndrimi qipriot në lidhje me Kosovën është i hapur – i qartë. Ne, natyrisht, mbështesim integritetin dhe respektojmë gjithmonë rregullat dhe rregulloret e anëtarëve të BE-së, përkatësisht të drejtën ndërkombëtare. Ne mbështesim Serbinë kur është fjala për Kosovën”, tha ai.

“Pozicioni ynë është i qartë këtu. Serbia sigurisht që e mbështet “çështjen e Qipros”. Turqia tani po kërkon një zgjidhje me dy shtete, e cila është krejtësisht e ndryshme nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kundër rregullave dhe rregulloreve të BE-së dhe ligjit ndërkombëtar detar”, shtoi ministri qipriot.

Qiproja është në mesin e pesëshes evropiane që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Shtetësia e Kosovës vazhdon të mos njihet edhe nga Sllovakia, Spanja, Greqia dhe Rumania.