Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Prokuroria Speciale në Hagë ka ngritur aktakuzë ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, bën të ditur avokati i tyre, Tomë Gashi

Gashi tha se kanë njoftim se është ngritë aktakuzë ndaj tyre mirëpo ende nuk e dinë se a është konfirmu apo është vetëm e ngritur.

“Kemi njoftim që është ngrit aktakuza ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Është bërë publike nga Gjykata Speciale mirëpo ende nuk e dijmë se a është konfirmu kjo aktakuzë apo është vetëm e ngritur dhe nuk është shku ende te duart e gjyqtarit të procedurës paraprake”, tha Gashi.

Kujtojmë që Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator të këtij viti nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale, ndërsa pretendimet e prokurorisë janë për kinse pengim te drejtësisë.

Gashi tha se në të ardhmen Organizata e Veteranëve të UÇK-së, pasi të merr informata konkrete nga Gjykata Speciale por edhe nga avokatët që i mbrojnë ata, do të merr një qëndrim ndërsa ai si avokat do të ndihmojë në çështjen e tyre.