Jep dorëheqje kryetari i degës së LDK-së në Klinë, tregon arsyet përmes një letre

Nga sot Kryesia e Degës unanimisht i dha mbështetje Besim Hotit për Kandidat për Kryatar Komune dhe për ta udhëhequr Degën e LDK-së në Klinë pas dorëheqjes së Fadil Gashit.

Ky i fundit dorëheqjen e tij e bëri publike në FB derisa ka publikuar letrën e prezantuar para strukturave të LDK-së.

Kjo është letra e dorëheqjes së Gashit:

Për: Kuvendin e Degës së LDK-së në Klinë

Kryesinë e Degës së LDK-së në Klinë
Kryesinë e LDK-së Prishtinë

Nga: Kryetari i Degës së LDK-së Klinë,
Z. Fadil Gashi

Data: Klinë, më 6.7.2021

Lënda: Letër dorëheqje

# unë isha 21 vjeçar kur jam anëtarësuar në LDK, ndërsa tani sapo kam mbushur 53 vite. Pra, më shumë vite karrierë kam me LDK-në se sa jashtë saj.
Me konceptin politik dhe filozofik të LDK-së jam pjekur, formësuar e plotësuar në të gjitha aspektet dhe aktivitetet që na i ka imponuar jeta reale atëherë e deri më sot;

# jam krenar me epokën e Ibrahim Rugovës, duke qenë në shërbim të kauzës sonë kombëtare dhe partner i Tij në shumë projekte dhe procese që ishin shumë sfiduese;

# po ashtu, ndjehem krenar dhe me fat që isha fillimisht bashkëpunëtor, e pastaj pasues i ish-kryetarëve të Degës së LDK-së, prof. Anton Kolajt, Ismet Rracit dhe Prenkë Gjetaj, nga të cilët kam mësuar shumë dhe Ju jam mirënjohës përgjithmonë;

# për gjithë këto vite me LDK-në dhe për LDK-në e që nga 2006-ta si Kryetar i Degës mua asnjëherë nuk më është ndarë edhe pyetja se kur unë duhet të largohem nga drejtimi i Degës. Për këtë ka shumë kohë dhe shumë persona të respektuar e zyrtarë të LDK-së të niveleve të ndryshme dhe me autoritet të lartë që kemi biseduar e jemi konsultuar gjerë e gjatë;

# nga sot unë kam vendosur të jap dorëheqje dhe të mos jem më Kryetar i Degës së LDK-së në Klinë!;

# në fakt, unë nuk do jem në timon për ta drejtuar Degën, por do të jem bashkudhëtar besnik si gjithmonë me Ju në të njëjtin drejtim dhe

vetëm në interes të vendit- për Kosovën tonë të dashur;

# gjatë gjithë karrierës time, të gjitha funksionet politike, publike e institucionale i kam ushtruar më shumë kompetencë, e përgjegjësi maksimale, pa fjalë e pa halë, pa afera e keqpërdorime, duke filluar si anëtar kryesie në aktiv,në Nëndegë, anëtar Kryesisë në Degën e LDK-së,Sekretar i Degës dy mandate, Kryetar i Degës katër mandate,anëtar i KP të LDK-së nga 2002 e deri tani, pastaj Drejtor i Mbrojtjes Civile dhe Gatishmëri Emergjente, zv. Kryshef në Komunë, Anëtar i Kuvendit Komunal, në të gjitha mandatet, Kryesues i Kuvendit Komunal, dy mandate, Deputet i Parlamentit të Kosovës një mandat dhe zv. Ministër në MFSK, një mandat,

# për këtë besim dhe bashkëpunim për të qenë bartës i këtyre funksioneve doemos ndjej për obligim moral dhe me përulje t’i falënderoj qytetarët e
Komunës së Klinës, Degën e LDK-së në Klinë, Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugovën, ish- Kryetarin e Degës dhe të Komunës, Ismet Rracin, ish- Kryetarin e LDK-së dhe Kosovës Dr. Fatmir Sejdiun, ish Kryetarin dhe Kryeministrin, Dr. Isa Mustafën, ish- Nënkryetarin e LDK-së dhe Kryetar i Parlamentit Kolë Berishën, Prenkë Gjetajn, Ramë Manajn, Refki Krasniqi, Hatixhe Berishën, Zenun Zeqën, Dulaman Gashin,Vezire Elshanin, Ahmet Krasniqin (këta dy të fundit për arsye që jemi me mandat të njëjtë), e shumë tjerë që nuk po i potencoj me emra, sepse lista është e gjatë dhe ndonjërit mund t’ju hy në hak;

# ndërsa, Juve, që jeni këtu prezent, ju shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të sinqertë për bashkëpunimin, përkrahjen dhe respektin që gjatë angazhimit të përbashkët keni treguar ndaj meje;

# jam plotësisht i vetëdijshëm që gjatë këtij angazhimi dhe kësaj veprimtarie të përbashkët, nuk e kam bërë ndoshta atë që duhej dhe kishim nevojë, por kam bërë përpjekje gjithmonë ta bëj atë që kam mundur dhe ditur në kushte e rrethana krejt reale;
# nuk është asnjëri këtu prezent dhe as diku tjetër, që unë kam pasur mundësi ta ndihmojë dhe nuk është ndihmuar së paku një herë nga unë, ngase rrethanat e caktuara më kanë diktuar shumëçka në punën dhe angazhimin tim;

# unë nuk isha i përkryer dhe nuk kam bërë ndonjë mrekulli, por besoj fort se angazhimi im gjithmonë dhe për gjithçka ka qenë krejtësisht zyrtar, shumë i qartë, shumë korrekt dhe maksimalisht i drejtpërdrejtë;

# sot e përgjithmonë i falënderoj anëtarësinë e LDK-së dhe gjithë qytetarët që ishin bashkë me Ne dhe na kanë mbështetur duke i ndarë festat me Ne, duke u lodhur bashkë me Ne e duke shpenzuar kohë dhe energji së bashku me Ne dhe për Ne!;

# Ju kërkoj falje gjithë atyre të njohur dhe të panjohur brenda e jashtë strukturave të Degës që nuk kam mundur t’ju gjendem pranë dhe t’ju ndihmojë për aq sa kanë pasur ata nevojë, meqenëse vullneti, gatishmëria dhe dëshira për t’ju gjendur pranë asnjëherë nuk më ka munguar;

# sot tërhiqem nga drejtimi i Degës së LDK-së, duke qenë po ai qe isha gjithmonë, duke ju shikuar drejt në sy Ju dhe secilin tjetër brenda jashtë kësaj zyre të Degës së LDK-së;

# deri me sot kur po tërhiqem me plot bindje mund