Televizioni zviceran skandaloz, e quajti UÇK-në terroriste, detyrohet ta fshij postimin dhe videon e Xherdan Shaqirit

Mbrëmë pas ndeshjes mes Zvicrës dhe Irlandës Veriore, një tifoz ia dhuroi një xhaketë Xherdan Shaqirit, ku ishte e vendosur stema e UÇK-së(Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës).

Televizioni zviceran, “RSI Sport” postoi videon dhe e cilësoi si skandal atë që ndodhi, transmeton Indeksonline.

Por, skandaloz ishin vet “RSI Sport” me përshkrimin e videos duke e quajtur organizatë terroriste UÇK-në.


“Episodi i pakëndshëm në fund të ndeshjes në Zvicër: Tifozi hyn në fushatë gjatë intervistave dhe ia vendos Xherdan Shaqirit një xhaketë. Simboli në Xhaketë ishte i UÇK-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e listuar nga OKB si organizatë terroriste”, ky ishte përshkrimi i “RSI Sport”.

Por, duket se “RSI Sport” i ranë pishman, pasi kjo video më nuk është në llogarinë zyrtare të tyre në Facebook.

Videoja është fshirë pasi përshkrimi ishte skandaloz.

SHARE