Vushtrriasi e rrah me ‘stupc’ dy herë për një ditë vëllain e tij të madh, arrestohet nga Policia

Një zënkë brenda një familjeje në fshatin Vërrnicë të komunës së Vushtrrisë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku janë përfshirë dy vëllezër,

Sinjali mëson se një 18-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij të madh, duke e goditur me shkop druri, e më pas ka ikur nga shtëpia. Por me t’u kthyer sërish në mbrëmje, e ka sulmuar prapë, duke i shkaktuar atij lëndime trupore, për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Rasti është denoncuar edhe në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe 18-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.