Torino ia vazhdon kontratën Samir Ujkanit edhe për dy muaj

Torino ka zgjatur zyrtarisht kontratën e Samir Ujkanit për dy muaj deri më 21 gusht, gjë që e ka bërë edhe me Cristian Ansaldit dhe Lorenzo De Silvestrit dhe trajnerit Moreno Longo deri më 31 gusht.
Marrëveshjet me të tre lojtarët skaduan më 30 qershor dhe klubi me ta kanë rënë dakord të zgjasin bashkëpunimin edhe për dy muajt e ardhshëm, për të ndihmuar ‘Granata të përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme./KlinaInfo/

E ardhmja e tyre është akoma e pasigurt dhe e njëjta gjë vlen edhe për trajnerin Longo, që erdhi si zëvendësim për Walter Mazzarrin.

Sidoqoftë, ai ka pranuar një kontratë të re për të qëndruar edhe jashtë sezonit.
“Torino Football Club është e kënaqur t’ju njoftojë për marrëveshjen me trajnerin Moreno Longo dhe stafin e tij teknik, dhe me lojtarët Cristian Ansaldi, Lorenzo De Silvestri dhe Samir Ujkani për zgjatjet e kontratave të tyre – që skadojnë më 30 qershor – deri më 31 gusht”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Torino ka fituar katër pikë në dy ndeshjet pas rikthimit nga COVID-19 dhe zqë vendin e 14-të në renditje./KlinaInfo