Hajdin Balaj kujton 4 dëshmorët, Bekim Berisha, Bedri Shala, Përmet Vula dhe Elton Zherka

Kryetari i OVL UÇK-së, dega në Klinë, Hajdin Balaj në 24 vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij, ka kujtuar dëshmorët Bekim Berisha, Bedri Shala, Përmet Vula dhe Elton Zherka.

Me këtë rast Balaj ka shkuar në Junik, vendin ku ai kishte vorrosur trimat që u flijuan për lirinë që e gëzojmë sot.

Balaj tha se ditët e datat si këto janë të rëndësishme për të dhe popullin e Kosovës.

“Trimat si Bedriu, Bekimi, Eltoni dhe Përmeti do të kujtohen përherë dhe do të mbesin faqeve të historisë.

Sakrifica dhe guximi e në fund flijimi i tyre, dëshmojnë se UÇK bëri luftë të pastër”, ka thënë ndër të tjera ai.

.

SHARE