3 persona nga Lindja e Mesme rrahen në Klinë

Tre persona të huaj nga Lindja e Mesme, gjatë ditës së sotme në Klinë janë përfshirë në një mosmarrëveshje.

Klina.info mëson se situata ka eskaluar derisa tre persona janë përleshur në mes vete.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe i ka arrestuar të dyshuarit.

Gjithashtu të njëjtit kanë marrë tretman mjekësor në QKMF në Klinë.