Në këtë datë hapen sallonet e ondulimit në Kosovë

Faza e dytë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit do të fillojë me 18 maj, kur edhe pritet të startojnë punën disa veprimtari në Kosovë.

Mes tjerash do të fillojnë punën edhe floktarët dhe sallonet e ondulimit në vend.

Po ashtu, me këtë datë do të hapet edhe tregu me pakicë, tregu i gjelbër, gastronomia ( merr me vete), dentistët dhe fizioterapeutët, qendrat e thirrjeve, Muzetë dhe Galeritë.

Sipas planit të Qeverisë, me fillimin e implementimit të fazës së dytë me 18 maj, do të fillon qarkullimi i trafikut urban dhe ndërurban, por me leje të veçantë.

Ndërsa, me 1 qershor, në fazën e tretë, qeveria ka planifikuar lejimin e qarkullimit të trafikut urban dhe ndërurban në përgjithësi sikurse kanë qarkulluar më herët. 

Aktualisht në Kosovë janë gjithsej 870 raste me koronavirus, me 653 të shëruar dhe 28 të vdekur.