Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuarit për vrasjen në Klinë

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë për rastin e vrasjes e Fazli Hoxhës, 23-vjeçarit në Klinë dhe plagosjen e dy vëllezërve të tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi për IndeksOnline, ka thënë se sot do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

“Pesë persona janë ndaluar për rastin e mbrëmshëm, për 48 orë. Gjatë ditës së sotme do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikçi.

Klina info ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.