Vrasje në Gjilan, polici qëllon për vdekje një person

Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Gjilanit.

Indeksonline ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë, Ismet Hashani që e ka konfirmuar se një polic ka qëlluar një person në rrugën ‘Nato 99’.

Rasti besohet të ketë ndodhur rreth orës 04:50. Motivet e vrasjes nuk dihen. Kurse polici nuk besohet të jetë nga regjioni i Gjilanit.