ARJETA GROUP NDAN PAGËN E 13-të

Arjeta Group këtë vit festoi 20 vjetorin e themelimit. Falë punës së palodhshme dhe përkushtimit të skajshëm të menaxhmentit dhe punëtorëve profesional , Arjeta Group radhitet në mesin e kompanive më të suksesshme në Kosovë, me një zhvillim të hovshëm vit pas viti.

Në shenjë falënderimi për të gjithë klientët, Arjeta Group muajin e kaluar shpërbleu ata me një zbritje në top artikujt prej 20%, kurse tani ka ardhur radha edhe për stafin e saj,në kuadër të së cilës hyn QTA dhe Yll Shpk. Në bazë të kësaj,kompania ka marrë vendim t’i shpërblej punonjësit e saj me pagën e 13-të.

Gjithashtu,falenderojmë edhe partnerët tanë të brendshëm dhe të jashtëm,për besimin, përkrahjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndër vite.

Bashkë, edhe për shumë vite.

Urime 2020…!

Arjeta Group shpk
28.12.2019