Organizatat e dala nga lufta, për ngushëllim te familja e Valdet Berishës

Organizatat e dala nga lufta në Klinë, me kryetar Hajdin Balaj, përmes një organizimi kanë qenë sot për ngushëllim tek familja e Valdet Berishës, veteranit të UÇK-së dhe gazetarit që vdiq të shtunën.

I ndjeri u nderua me një minut heshtje, ndërsa Xhavit Dauti nga kjo organizatë, foli për veprën dhe kontributin e Berishës, duke thënë se Klina, por edhe Kosova ka humbur një njëri të urtë, një gazetar të vyer e një zë të mrellueshëm.
Valdet Berisha vdiq pas një sëmundje të shkurtë.