Mbi 11 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Rastet me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit kanë shënuar rënie sipas raportimeve nga institucionet shëndetësore në vend.

Në njoftimin e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, thuhet se në vendin tonë janë shëruar 11 mijë e 150 raste.

Raste aktive janë 2 mijë e 760.

Që nga shfaqja e rasteve të para më 13 mars e deri më tani si pasojë e infektimit me koronavirus kanë vdekur 586 persona.

Janë testuar gjithsejt 56 mijë e 606 persona, kurse pozitivë kanë rezultuar 14 mijë e 496 persona.

Ky është raporti i fundit i IKShPK-së:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 561 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 50 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14,496 raste nga 56,606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11,150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,760.