Sot u varros veterani i UÇK-së dhe gazetari, Valdet Berisha.

Në varrim morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, derisa u mbajt edhe një fjalim për veprën dhe kontributin që dha Valdet Berisha.

Në emër të OVL UÇK-së, foli Xhavit Dauti, ndërsa në emër të Organizatave të të Pagjeturve folën Haki Kosumi dhe Bajram Qerkini, ku pjesë e kësaj të fundit ishte edhe i ndjeri Berisha.

Ndërsa në emër të organizatës Nikaj Mertur, Kristë Mulaj, ku Vdet Berisha ishte anëtar dhe kryetar dhe zëdhënës për informim.

Telegram ngushëllimi erdhi edhe nga kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, nga ish-kryetari i kësaj komune, Sokol Bashota dhe nga të gjitha subjektet politike në Klinë.

Telegram ngushëllimi familja Berisha ka pranuar edhe nga kryetari i OVL UÇK-së, dega në Klina, Hajdin Balaj dhe nga Haga nga Nasim Haradinaj e Hysni Gucati.

Ndërsa në emër të familjes foli, Taulant Berisha.

Valdet Berisha vdiq pas një sëmundje të shkurtër.

Moderatore e këtij tubimi mortor ka qenë gazetarja, Jehona Gashi.