QKUK: Nazlije Sherifi vdiq nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raportoi sot se në mesin e 7 personave që vdiqën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 është edhe një pacient i moshës 19-vjeçare nga Mitrovica.

Nga Qendra Klinika Universitare e Kosovës kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se pacientja 19-vjeçare në fjalë është Nazlije Sherifi, e cila po trajtohej në Spitalin e Mitrovicës.

QKUK ju konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si Covid pozitivë nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid, por përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.