Një 11 – vjeçare në Klinë pas plagëve me mjete të mprehta, dërgohet në Spitalin e Pejës

Para pak minutash se në Klinë, një vajzë ka marrë lëndime të rënda trupore, nga mjete të mprehta.

Klina.info mëson se rasi ka ndodhur në sheshin “Skënderbeu”, ku dyshohet se vajza është e moshës 11 vjeçare dhe është nga komuniteti rom. Ndërsa ende nuk dihet saktësisht se kush ia shkaktoi plagët.

Sipas informatave, viktima e ka prerë dorën, dhe se e njëjta pas lëndimeve trupore ka marrë njëherë trajtim në QKMF në Klinë, dhe më pas është dërguar në Spitalin e Pejës.
Policia e Kosovës dhe njësitet përkatese kanë dalë në vendin e ngjarjes se po merren me rastin./Klina info/