Digjet një pikë statike e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës

Një pikë statike (kontejnerë) e Policisë së Kosovës është djegur rreth orës 03:00 të mëngjesit tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Rreth orës 03:00 të mëngjesit është djegur pika statike e Policisë së Kosovës”, ka thënë ai.