Hera e dytë brenda muajit! Digjet sërish lokali i Noizyt

Ka marrë flakë gjatë natës lokali i këngëtarit të njohur Noizy në zonën e Currilave të Durrësit.

Kjo është djegia e dytë, që dyshohet sërish të jetë e qëllimshme, brenda këtij muaji në lokalin në emër të babait të tij B. Rajku.

Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie, zjarrfikëse si dhe një autoambulancë.

Zjarri në herën e parë të këtij muaji u njoftua nga vetë biznesi se ka qenë si pasojë e një shkëndije elektrike, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.