Vrasje në tentativë në Malishevë

Dy meshkuj janë prangosur dje në fshatin Shkozë të Malishevës, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te një personi tjetër.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja plumbash në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË /Fsh. Shkozë, Malishevë 30.10.2021 – 18:30.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që dyshohet kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.