Ajaxi shpallet kampion i Holandës

Klubi i Ajaxit është shpallur para kohe kampion i ligës Eredivisie në Holandë.

Skuadra holandeze e ka mposhtur në xhiron e 34-të (të parafundit) Utrechtin, me rezultat të thellë, 4-1.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi, duke realizuar me anë të Othan Boussaid qysh në minutën e parë.

Por, Ajax u rikthye shpejtë në lojë, duke i barazuar shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga Klaas-Jan Huntelaar (14’). Para se të përfundonte pjesa e parë, Donny van de Beek e përmbysi rezultatin për 2-1 (45’+1).

Pjesa e dytë ishte e tëra për Ajaxin, ku Dusan Tadic shpërtheu duke shënuar dy gola (75’ nga loja e hapur dhe 80′ nga pika e bardhë).

Ajaxi e fitoi titullin, pasi PSV humbi 1-0 ndaj AZ Alkmaar, ndërsa goldallimi në mes tyre është shumë i thellë, duke bërë që titulli të vendoset më herët.

Pas xhiros së 34-të, Ajaxi është në vendin e parë me 83 pikë, tri më shumë se PSV, ndërsa në xhiron e fundit do të përballet me Countyn për ta marrë trofeun në duar.