Barcelona synon rikthimin e Messi

Barcelona do të tentojë të rinënshkruajë Lionel Messin nga Paris Saint-Germain brenda vitit të ardhshëm.

Menaxheri Xavi është i etur për të forcuar më tej skuadrën e tij gjatë sezoneve të ardhshme

Dhe një lojtar që ai është i vendosur të sjellë është Messi.

Sipas gazetës spanjolle Sport, drejtuesit e Barçës duan të shohin që shtatë herë fituesi i Topit të kthehet në Nou Camp më shpejt.

Por, ata nuk pritet të bëjnë një ofertë të mëparshme deri pas Botërorit të Katarit, i cili fillon në nëntor.