Plagosen dy persona në Pejë

Dy persona janë plagosur para pak minutave në Pejë.

Portali Klina.info merr vesh se rasti ka ndodhur para pak minutave në fshatin Treboviq të Pejës.

Sipas burimeve të njeshi.com, të plagosurit janë dy vëllezër me inicialet L.B, dhe G.B.

Portali Klina.info po pret një konfirmim zyrtar nga ana e Prokurorisë Themelore në Pejë për plagosjen në fshatin Treboviq.