Në përvjetorin e 23-të të vrasjes së Ismet Rracit, dega e LDK-së në Klinë organizon homazhe, i pranishëm dhe Lumir Abdixhiku

Me rastin e 23 vjetorit të vrasjes se Kryetarit historik të Komunës dhe degës së LDK-së në Klinë, Ismet Rracit, Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtoret e tij dhe me strukturat e Degës në Klinë, do të bëjnë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Tij.

“Homazhet do të mbahen tek busti i Heroit të Kosovës, Ismet Rraci, para objektit të Komunës në Klinë, nesër me datë 24 prill 2024 ( e merkurë) duke filluar nga ora 11:00,pastaj vazhdohet per tek vorrezat ne fshatine Siqevë!

Dega e LDK-së në Klinë fton të gjitha strukturat e saj dhe qytetarët e Klinës që të jenë pjesë e këtij kujtimi dhe nderimi për Ismet Rracin, njeriun që një jetë të tërë ia kushtoj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Degës së LDK-së në Klinë.