Fitore radhazi për Klinën,ndeshje e qmendur ndaj skuadrës nga Ferizaj

Sot në palestrën sportive ‘Adem Jashari’ në Klinë u zhvillua një ndeshje e qmendur mes skuadrës së KPP Dukagjinit dhe KPP Gani Malokut ndeshje e vlefshme për ligën e parë të Kosovës në Pingpong.

Klubi theksoi se ndeshja u zhvillua me masat mbrojtëse ndaj covid-19 të vendosura nga IKSHPK

Të gjitha përballjet ishin interesante dhe mjaft të bukura sa që mund të themi lirisht se sot në Klinë u luftua jashtëzakonisht shumë për të arritur fitore,vlen të theksohet ndeshja e fundit e lojës ku ishte rezultati 2-2 dhe emocionet sa vinin e shtoheshin lojtari i Dukagjinit Hamit Gashi zbkarkoi në fushë dhe bëri një luftë të vërtetë në fushë kunder Shkëlzen Islamit nga Ferizaj duke e mposhtur bindshëm 3-0 për ti sjellur Klinës fitoren e radhës dhe shumë të merituar,kjo fitore e Dukagjinit është e dyta me radhë pasi që para kësaj ndeshje mposhtën edhe ekipin tjetër nga Ferizaj ‘Ahmet Hoxha Shkolla’ /KlinaInfo/