DOKUMENTI I PEZULLIMIT TË PËLQIMIT MJEDISOR PËR KOMPANINË QË SYNON NDËRTIMIN E ÇIMENTORES NË KLINË!

Ministria që drejtohet nga Liburn Aliu të martën mori një vendim që pezullon pëlqimin mjedisor të kompanisë e cila synon ndërtimin e një fabrike të çimentos në fshatin Dollc të Klinës.

Banorët e disa fshatrave të Klinës në vazhdimësi kanë kundërshtuar ndërtimin e çimentores, duke argumentuar se ajo ua ndotë ambientin dhe e shndërron vendbanimet e tyre në zona ku nuk mund të jetohet nga ndotja.

Vendimin, të cilën e mori zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, ka përmendur si argument kryesor rastin për të cilin tashmë po zhvillohet një procedurë gjyqësore.

“Vendimi 01Nr.06-15082/2022, i Kuvendit Komunal të Klinës, mbi lejet e dhëna Fabrikës është kontestuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përmes inicimit të konfliktit administrativ në Gjykatë”, thuhet në vendim. / Kallxo.com