Gruaja shtatzënë goditet nga vetura në Vushtrri, humb binjakët e palindur

Një grua shtatzënë është goditur nga vetura, që për pasojë ka humbur binjakët saj ende pa lindur.

Ndërkohë, sipas raportit mjekësor, vetë viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore,

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në Vushtrri, derisa i njëjti është iniciuar “Aksident me fatalitet”.

“Vushtrri 22.12.2023-17:00. Me 23.12.2023 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.