Lajme të mira nga Peja, fshati Llugagji s’ka më asnjë të infektuar

Sot, IKSHPK ka konfirmuar vetëm një rast pozitiv me COVID19.

Ndërsa lajme të mira vijnë edhe nga Peja.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nga kjo komunë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare Facebook, kanë bërë të ditur se janë kryer 12 testime, 9 nga to ritestime e të gjitha kanë rezultuar negativ.

Ky është postimi i plotë:

Mirëmbrëma për të gjithë ju bashkëqytetar të komunës së Pejës,

Gjatë ditës së sotme ekipet mjekësore të IKSHP-së kanë kryer 12 ttestime prejt të cilave 9 ritestime dhe 3 testime për Covid-19 në qytetin e Pejës.

Në njoftimin publik të Intstitutit Publik mostrat e dërguara nga Peja kanë rezultuar të gjitha negative.

Nga rezultatet e sotme del se fshati Llugagji nga tash nuk ka asnjë përson të infektuar.

Peja❤️ përherë e me pak me Covid-1