4 persona të lënduar në aksidentin e sotëm në Grabanicë

Një aksident trafiku ka ndodhur në orën 14:45 minuta në fshatin Grabanicë të Klinës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, derisa dyshohet se janë lënduar katër persona.
Klina.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, derisa shihet Autoambulanca.

Policia e Kosovës dhe njësitet hetimore po merren me rastin./Klina info/