Të mërkurën mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për sportistët më të mirë të Klinës për vitin 2023

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Klinës, më 31 janar nga ora 10:00 mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve për sportistë të dalluar dhe shpresën e klubeve sportive, trajnerin dhe pedagogun e vitit.

Po ashtu do të nderohet edhe veterani në sport dhe ndarja e titullit kryesor “Sportist/ja e vitit”, për vitin 2023.
Ndarja e këtyre çmimeve do të bëhet në Sallën e Kuvendit Komunal.