Pejë: 47-vjeçari u gjet pa shenja jete në shtratin e tij, mjeku konstaton vdekjen

Një rast të dhimbshëm që ka ndodhur mbrëmë në Pejë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij dhe sipas informacioneve të para dyshohet se mund të ketë qenë vetëvrasje. Lidhur me rastin tashmë kanë dalë detaje të reja, ndërkohë që kanë folur edhe nga Policia.

Sinjali mëson se ngjarja është raportuar në rrugën “Shtjefën Gjeqovi”, ku i ndjeri, i moshës 47-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një shtrat në shtëpinë e tij. Posa Policia dhe Emergjenca kanë marrë njoftimin, ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimit për shenja vitale, mjeku që ka intervenuar bashkë me ekipin e tij ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lokacionin ku u gjet i ndjeri ka dalë edhe Policia për të kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, i cili ka bërë me dije se me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.