Presidenti cakton datën e seancës konstituive

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në mbështetje të nenit 66 të Kushtetutës së  Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për thirrjen e seancës konstituitive me 24 dhjetor në oren 9.

Ky vendim nga presidenti Thaçi vjen pasi çertifikimit të rezultatit zgjedhor nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kryetari dhe Kryesia e Legjislaturës së Gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës./Klina info/