Rexhep Selimi për dy vjet në Hagë ka pikturuar 200 piktura

Vendi është pothuajse gati. Por, autori i ekspozitës nuk ndodhet në Kosovë.

Këtu shumë shpejt, do të ekspozohen punimet e ish-ushtarit të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Ky i fundit, gjatë dy vjetëve qëndrim në paraburgim në Hagë, i pikturoi plot 200 piktura.

E disa prej tyre, do të prezantohen këtu brenda pak ditësh.

Talenti i ri i “10-it” të UÇK-së e befasoi edhe profesorin universitar, Muhamet Mavraj.

Ky, më 1 tetor vizitoi ish-bashkëluftëtarin në Hagë.

Një nga mënyrat që Rexhep Selimi është duke e kaluar kohën e lirë, përveç poezisë aty-këtu, është me pikturim. Ishte një surprizë e kendshme për mua, cdo tregim për ato piktura, përmbajtjet dhe stilin e tij, që nuk do ta zbuloj sepse do të zbulohet në ekspozitë”, tha Muhamet Mavraj, ish-bashkëluftëtar i Rexhep Selimit.

Mavraj ka treguar edhe detaje të tjera gjatë takimit me ish-bashkëluftëtarin në Hagë.

Ekspozita do të organizohet nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.