Vetura e vjedhur më 2019 në Shqipëri, ndalohet në Vërmicë

Në pikën kufitare në Vërmicë policia ka identifikuar një makinë të tipit ‘Rang Rover’ të vjedhur në Shqipëri gjatë vitit 2019.

Në një komunikatë për media, policia bën të ditur se identifikimi u bë pasi makina u dërgua për kontroll në “vijën e dytë”, ku përpos policisë, të përfshirë në mision kanë qenë edhe zyrtarë të FRONTEX-it.

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë, më 01.06.2022 rreth orës 19:20 vije vetura Land Rover me targa të Shqipërisë e cila drejtohej nga: B. K., (viti i lindje 1999, shtetas i Shqipërisë)”.

“Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2019 në Shqipëri”, thuhet nga policia.

Tutje, në komunikatë potencohet se për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti penal si dhe është është konfiskuar vetura.

Rasti, sipas policisë, do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.