Numërohen votat me kusht, kaq vota morën dy kandidatët Zenun Elezaj dhe Esat Raci

Kanë përfunduar edhe numërimi i votave me kusht për zgjedhjet për balotazh që u mbajtën të dielën që lamë pas.

Klina.info ka arritur t’i sigurojë votat për dy kandidatët që ishin në garë për Klinën.

Zenun Elezaj nga AAK ka marrë 89 vota, derisa Esat Raci nga PDK ka marrë vetëm 74 vota.

Këto vota nuk e lëkundin fituesin, e që u shpall Zenun Elezaj, për të cilin është mandati i dytë.