Aksident i rëndë trafiku në Kaçanik, përfshihen disa vetura

Disa vetura kanë përfunduar të aksidentuara në Kaçanik.

Dy prej tyre shihet të kenë pësuar dëme të mëdha materiale, ndërsa një tjetër thjesht ishte përfshirë në aksident.

Nuk raportohet për të lënduar, teksa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente.

Duhet përkujtuar që disa aksidente veçse janë raportuar deri më tani, pas rikthimit të reshjeve të borës.