Qeveria merr vendim, ndërpritet mësimi, pezullohen linjat ajrore dhe disa masa të tjera

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e shtatë ka marrë vendim që shkaku i gjendjes në gjithë botën sa i përket koronavirusit të ndërpritet mësimi deri në datën 27 mars.

Gjatë mbledhjes ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se pavarësisht se në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus  pas mbledhjes së Komitetit në ora 16:00 është rekomanduar që të merren masat paraprake për këtë sëmundje, raporton Indeksonline.

Të gjithë vendimet sa i përket masave mbrojtëse nga koronavirusi:

Ndërprerja e procesit edukativo-mësimor në të gjitha nivelet deri me datën 27 mars 2020

Të lirohet njëri prind nga puna, kjo nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe ata të sigurisë

Pezullimi përkohshëm i linjave ajrore nga vendet me rrisk të madh dhe të mesëm

Kontrollimi i QKMF- nga të gjitha hyrje daljet e qytetarëve nga zonat epidemike dhe ndërmarrja e masave parandaluese

Karantimi i detyruar për të gjithë qytetarët që hynë nga vendet e rrezikshme nga kjo epidemi

Në rast se personat nuk mund të karantinohen të vendosë4en në karantina të përbashkëta

Aktivitetet publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si ngjarjet sportive, tubime, koncerte, konferenca deri në një vendim tjetër

Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, pishinave pas orës 23:00

Ndalohen pajisjet mjekësore përveç me vendim të qeverisë

Të gjitha institucionet qeveritare publike dhe private detyrohen të marrin masa të përforcuara higjenike,

Kompanitë private dhe publike të transportit duhet të dezinfektojnë mjetet transportuese

Të ndalohet transporti ndërkombëtare si autobus, minibus me rrezik të lartë./