Tjetër fitore për Akil Gjakovën, kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Akil Gjakova ka kaluar çerekfinale të Kampionatit Evropian të Hapur të Xhudos, i cili po mbahet në Prishtinë.

Xhudisti kosoavr në raundin e dytë mposhti austriakun, Lukas Reiter, në kategorinë deri 73 kg

Gjakova në raundin e ardhshëm do të luftojë kundër xhudistit nga Azerbejxhani, Hydayat Heydarov.

Kujtojmë se Akili në raundin e parë mposhti xhudistin kroat, Robert Klacar.