REKOMANDIM I MJEKUT(BEJE Dr.Edona Elezaj Mjeke e përgjithshmë

REKOMANDIM I MJEKUT(BEJE SHARE)
Dr.Edona Elezaj
Mjeke e përgjithshmë

•Koronavirusi mendohet se përhapet kryesisht nga personi në person, pra midis njerëzve që janë në kontakt të ngushtë me njëri tjetrin apo nëpërmjet sperklave të pështymes që lirohen kur një person i infektuar kollitet, teshtitet apo flet.
•Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen është që të shmangni ekspozimin ndaj këtij virusi.
•Qëndroni në shtëpi sa më shumë që është e mundur dhe dilni vetëm për nevoja esenciale.
•Nëse dilni, mbani një distancë deri në dy metra nga njerëzit e tjerë.
•Lani duart shpesh me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda, posaçërisht pasi keni qëndruar në një vend publik, pas kollitjes apo teshtitjes.
•Mund të përdorni edhe dezinfektues duarsh që përmbajnë të paktën 60% alkool.
•Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara.
•Gjithmonë mbulojeni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtiteni.
•Pastroni dhe dezinfektoni qdo ditë sipërfaqet e prekura shpesh.
•Ushqehuni shëndetshëm dhe qëndroni të hidratuar.

# Rri n’shpi?